Një tjetër futbollist del pozitiv ndaj koronavirus në Gjermani, izolohet i gjithë klubi

Në Gjermani vijojnë të shtohen rastet e koronavirusit. Një prej lojtarëve të skuadrës së parë të Hertha Berlin ka rezultuar pozitiv, duke bërë që e gjithë skuadra të izolohet totalisht.

“Me rritjen e shpejtë të numrit të rasteve, ishte e parashikueshme që, herët a vonë, virusi do të arrinte në ekip. Gjëja më e rëndësishme është që tani të gjithë t’i respektojnë rregullat. Ne duhet ta pranojmë situatën ashtu siç është tani “, deklaroi Michael Preetz, drejtori i përgjithshëm i Herthas, i cili konfirmoi se të gjithë futbollistët  profesionistë tani do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Sipas “Bild”’, Maximilian Mittelstwdt, mbrojtës 22-vjeçar, i cili është formuar në skuadrat zinxhir të Herthas, është futbollisti i infektuar nga Covid-19 në klubin e Berlinit. Ai nuk është i pari në Bundesligë, pasi Luca Kilian (Paderborn) gjithashtu rezultoi pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?