Një tjetër kuq e zi braktis Shqipërinë për Kosovën

Edhe një futbollist është larguar nga Kombëtarja e Shqipërisë, duke dashur t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

Është fjala për mbrojtësin e talentuar 21-vjeçari, Mërgim Vojvoda, i cili luan me klubit belg Mouscron.

Mbrojtësi nga Kosova ka luajtur shumë ndeshje për ekipin U-21 të Shqipërisë, derisa largimin e ka zyrtarizuar me anë të profilit të tij në ‘Facebook’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vojvoda ka falënderuar kombëtaren kuqezi teksa ka njoftuar përfaqësuesen e Kosovës se mund ta llogarisin në të tani e tutje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?