Një tjetër shqiptar i bashkohet Lazios, bëhet fjalë për Ibrahimovic

Arijon Ibrahimoviç është lojtari më i ri i Lazios. Kryeqytetasit e konsiderojnë futbollistin me origjinë shqiptare yllin e së ardhmes, teksa arritën akordin me Bayern Munich në formulën e huazimit me të drejtë blerje.

“Jam gati dhe mezi pres të luaj. E konsideroj veten një futbollist shumë kreativ, më pëlqen të luaj një për një dhe jam i fortë para portës, por cilësia ime më e mirë është shkathtësia.

I njoh disa lojtarë, edhe pse jo personalisht: Hysaj, për shkak të origjinës sonë të përbashkët, Dua të luaj shumë, ta jetoj këtë aventurë në maksimum dhe të fitoj sa më shumë ndeshje”, tha Ibrahimovic.

Hysaj është rikthyer së fundmi në planet e Lazios, me teknikun Baroni që nuk e preferoi për pjesën e parë të sezonit. Në vorbullën e dëshirave gjendet edhe Ardian Ismajli, profil tepër interesant për Lazion duke parë edhe kontratën në skadencë të shqiptarit.

SHKARKO APP