Një tjetër shqiptar më Seria A, dy ekipe duan mbrojtësin e kombëtares sonë

Ardian Ismajli është një nga futbollistët më të spikatur në kombëtaren tonë dhe në Kroaci te skuadra e Hajdukut të Splitit. Mediat kroate kanë konfirmuar interesimin e dy skuadrave italiane. Bëhet fjalë për dy Bolognën dhe Atalantën që janë në garë për të siguruar mbrojtësin kuqezi.

 

Kontrata e 23-vjeçarit me Hajdukun përfundon në vitin 2022. Nëse kalimi i tij në Serie A finalizohet, atëherë Ismajli do t’i bashkohej kolonisë së mbrojtësve kuqezi që luajnë në Itali. Hysaj, Dermaku, Gjimshiti, Kumbulla apo Veseli, janë vetëm disa nga emrat e lojtarëve të Kombëtares që luajnë në Itali.

SHKARKO APP