Një tjetër yll bën gati largimin nga Bayerni në verë

Pas David Alaba, i cili zyrtarizoi largimin nga Bayern Munich në fund të sezonit, klubi bavarez rrezikon të humbasë një tjetër yll. Kingsley Coman, kontrata e të cilit skadon në fund të qershorit të vitit 2023 ka përfunduar në radarët e Manchester United.

Sipas mediave gjermane, “djajtë e kuq” për të joshur sulmuesin francez të transferohet në “Old Trafford” i kanë ofruar një page që kap shifrën e 15 milionë Eurove në sezon. 24-vjeçari, i cili është pjesë e klubit bavarez që nga viti 2017 kohë kur u transferua nga Juventusi, aktualisht paguhet 10 milionë euro nga klubi gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?