“Njëlloj si Shqipëria”/ Serbia do të luajë me “shqiponjë” në fanellë në Kupën e Botës, plasin polemikat
Serbia do të debutojë këtë të enjte kundër Brazilit në Botërorin e Katarit (Stadiumi Lusail, ora 20:00) me uniforma të reja që kanë nxitur një polemikë të fortë.
“Orlovi” (Shqiponjat) do të luajnë për herë të parë në një kampionat botëror me një logo tepër diskutueshme në fanellë (të prodhuara nga Puma), si sponsor teknik).
Një shqiponjë dykrenore e ndryshme nga ajo që valon në flamurin e vendit, e krijuar “ad hoc” për ekipin kombëtar të futbollit dhe që në një popullatë me karakter të theksuar nacionalist, ka ngjallur dyshime të shumta.
Ka nga ata që e konsiderojnë një lajthitje marketingu mosrespektuese me simbolet aktuale zyrtare e të tjerë që shohin ngjashmëri të patolerueshme me kombet tradicionalisht rivale.
“Shqiponja dykrenore është një simbol kombëtar që ka vlerë të madhe simbolike dhe emocionale për ne. Frymëzimi themelor [i mburojës së re] është shqiponja me krahë të përhapur të dinastisë Nemanjić”, shpjegojnë burime nga Federata Serbe për gazetën lokale Blic.