Njeriu i momentit te Vllaznia, Dilaver: Goli për tifozët, na kanë mbështetur shumë!
Haris Dilaver është njeriu i momentit te Vllaznia. Falë golave të sulmuesit boshnjak i cili po shënon rregullisht në këtë sezon, kuqeblutë kryesojnë të vetëm Kategorinë Superiore pas 8 javësh kampionat.
“Golat ia dedikoj fëmijës tim, por jo vetëm. Goli shkon edhe për tifozët, të cilët kanë qenë të pranishëm në stadium dhe na kanë dhënë një mbështetje të jashtë zakonshme. Jam shumë i kënaqur këtu, më kanë pritur shumë mirë.
Nëse vazhdojmë me këto hapa mund të kapim edhe shumë më shumë se kaq. Të them të drejtën ka qenë një ndeshje shume e vështirë dhe e fortë. Partizani kishte ardhur të merrte një pikë, por ne e kemi treguar se dimë të luajmë mirë dhe të fitojmë”, deklaroi Dilaver.