Njihuni me 3 të paprekshmit e merkatos te Barcelona gjatë kësaj vere

Barcelona po përgatitet për në mini-revolucion gjatë kësaj vere, ndikuar edhe nga paraqitjet me shumë ulje-ngritje në disa pjesë të sezonit. Klubi blaugrana synon rikthimin e Neymar, por edhe afrimin eLautaro Martinez si dhe të një mesfushori e një mbrojtësi cilësor.

Lionel Mesi, Frenkie de Jong dhe Ter Stegen janë tri futbollistët e vetëm që janë të sigurtë që do të qëndrojnë gjatë kësaj vere në shkëmbimet apo operacionet në dalje të ekipit katalanas.

Rinovimi me argjentinasin nuk duket se do të jetë një problem, ndërkohë që portieri (në formë fantastike) dhe mesfushori (i ardhur verën e kaluar) duken elementët që ofrojnë më shumë siguri. Barcelona është gati që të largojë çdo futbollistë tjetër përveç tyre. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP