Njihuni me 4 kombëtaret që nuk kanë marrë asnjë pikë në kualifikuese
Gjatë kësaj jave, po zhvillohen ndeshjet e fazës së grupeve për “Euro 2020”, të cilat do të japin verdiktet përfundimtare për klasifikimin, që po merr formë. Të premten në mbrëmje, Belgjika siguroi një biletë në Europian pas fitores 9-0 ndaj San Marinos.
Ka edhe kombëtare të tjera që po hasin shumë vështirësi në rrugëtimin e tyre. Këto skuadra gjenden në fundin e renditjes së FIFA-s dhe synojnë suksesin vetëm kur përballen me njëra-tjetrën.
Deri në këtë moment, në kualifikueset e Europianit, ka edhe ekipe që nuk kane mundur që të marrin të paktën 1 pikë. Lihtenshtajni, Azerbajxhani, Estonia dhe Lituania kanë arritur që të marrin këtë pikë.
Gjibraltari (Grupi D): 0 pikë, 0 gola të shënuar, 16 gola të pësuar në 5 ndeshje
Ishujt Faroe (Grupi F): 0 pikë, 3 gola të shënuar, 20 gola të pësuar në 6 ndeshje
Letonia (Grupi G): 0 pikë, 1 gol i shënuar, 24 gola të pësuar në 7 ndeshje
San Marino (Grupi I): 0 pikë, 0 gola të shënuar, 37 gola të pësuar në 7 ndeshje