SPECIALE/ Njihuni me 5 zbulimet e Kampionatit Evropian

Kur kanë mbetur vetëm 90 minuta nga fundi i ”Euro 2020”, tashmë kemi parë mjaftueshëm për të folur për zbulimet e këtij edicioni. Nuk janë futbollistë të panjohur, por kanë shkuar përtej pritshmërive që kishin shfaqur deri më tani, ose janë kthyer në nivele të larta pas disa sezoneve në hije.

Patrik Schik

Cilësitë e Patrik Schick ishin të njohura nga të gjithë, por problemi i sulmuesit çek ka qenë gjithmonë vazhdimësia e performancave, veçanërisht në aspektin mental. Schick udhëhoqi Çekinë, duke hapur turneun me një gol nga mesfusha kundër Skocisë dhe më pas shënoi katër gola të tjerë. Për momentin ai është golashënuesi më i mirë së bashku me Cristiano Ronaldon, por për fatin e tij të keq portugezi ka dhënë një asist.

Mikkel Damsgaard

Ai mbase, mund të konsiderohet si zbulimi më i madh i këtij Evropiani. Mesfushori danez, brenda një periudhë të shkurt arriti që të tregonte cilësitë e tij më të mira, teksa askush nuk e mendonte në këto nivele. Damsgaard udhëhoqi mesfushën e Danimarkës me personalitet dhe talent, ndërkohë që shënoi një gol spektakolar nga goditja e lirë. Ky ishte goli i vetëm i shënuar me goditje dënimi në Evropian.

Damsgaard hails Danes' 'insane' passage to Euro 2020 last 16

Leonardo Spinazzola

Pa dëmtimin dhe duke pasur parasysh udhëtimin e “Azurrëve” drejt finales së Ëembley, Leonardo Spinazzola me siguri do të kishte qenë në mesin e kandidatëve për MVP të turneut, dhe padyshim edhe në formacionin më të mirë. Anësori i Romës ishte një tren i vërtet në krahun e majtë, duke shtyrë skuadrën drejt sulmit. Asnjëherë më parë nuk ka pasur një vazhdimësi të tillë, por për fatin e keq dëmtimi e penalizoi për të munguar ndaj Spanjës dhe në finalen e së dielës ndaj Spanjës.

Kalvin Phillips

Mjaft interesant është fakti që Anglia arriti të siguronte një vend në finalen e Europianit me Kalvin Phillips dhe Declan Rice në mesfushë, ndërkohë që një gjë të tillë nuk e arriti në periudhën kur në të ishin Lampard dhe Gerrard. Phillips ishte më i spikaturi në mesfushë, duke i dhënë shumë liri skuadrës dhe duke e ndihmuar që të frenonte shumë aksione të kundërshtarëve. Fakti që ka pasur si mësuar Bielsa-n, e ka ndihmuar edhe më shumë.

Euro 2020 column - Leeds United's Kalvin Phillips has pedigree to cope at Euros | The Bolton News

Pedri

Pedri nuk është një zbulim i ri, pasi ai ka qenë titullar edhe me Barcelonën gjatë sezonit të fundit. Ajo që ne nuk e dinim, megjithatë, është se Pedri është shumë i fortë në mesfushë, një udhëheqës dhe me shumë klas. Me pak fjalë, Pedri nuk ishte një zbulim absolut, por është kthyer në një kolonë të Spanjës për një kohë të gjatë. Një rol i ngjashëm me Xavi apo Iniesta që kishte munguar deri më tani. /Rozalb Lika-Koha Jone/

barcacentre on Twitter: "Pedri will be chosen as the best young player in EURO 2020. [sport]… "

 

 

SHKARKO APP