Njihuni me Ardian Bajramin, talentin e Benficës që është ftuar nga Reja
Mbrojtësi Ardian Bajrami ishte një nga 3 risitë e listës së trajnerit Edi Reja, për 2 sfidat e muajit mars. Futbollisti i talentuar ka lindur në Zvicër në vitin 2002 dhe aktualisht është pjesë e ekipit të Benfikës U-23.
Bajrami ka qenë pjese e moshave U-16, U-17, U-18 të Zvicrës dhe dy vite më përpara është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë.
19-vjeçari edhe pse ka lindur në shtetin zviceran, është pajisur me pasaportë shqiptare dhe së fundmi arriti të bindte trajneri Reja, për ta bërë pjesë të Kombëtares A.
Ai luan në pozicionin e qendërmbrojtësit dhe zgjedhja e tij ishte Kombëtarja Shqiptare. 19-vjeçari është 1.88m i gjatë, dhe aktualisht aktivizohet tek ekipi i 23-vjeçarëve të Benficës.
KOHA JONË SONDAZH

