Njihuni me datat e rifillimit të kampionateve në Europë

Rifillimi i Bundesligës është shumë pak ditë larg, teksa të shtunën pasdite skuadrat e kampionatit gjerman do të zbresin në fushë për të provuar përfundimin e sezonit. Në pjesën tjetër të Europës rimëkëmbja nga situata e pandemisë është më e ngadaltë, por në një pjesë të tyre janë zbuluar data e rifillimit.

Më 23 maj do të rikthehen në fushë kampionatet e Republikës Çeke dhe Hungarisë, ndërkohë më 28 maj Superliga daneze. Ekstraklasa, kampionati polak do të rikthehet sërish në fushë më 29 maj, ndërkohë që më 30 do të rinisin kampionatet në Serbi, Kroaci dhe Izrael.

Më 3 qershor do të rikthehet Superliga në Shqipëri, nëse do të merret miratimi nga qeveria. Një ditë më pas do të rinisë kampionati portugez, ndërkohë që më 5, ai austriak dhe bullgar. Superliga turke ka fiksuar datën 12 qershor, ndërkohë që kampionatet në Norvegji dhe në Finlandë do të rifillojnë nga zero.

Në shumë kampionate në Europë duket se do të rikthehet normaliteti, edhe pse do të luhet me siguri maksimale dhe pa tifozë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP