Njihuni me formacionin më të mirë të Guardiolës si trajner

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë, teksa ka treguar se është një drejtues fantastik në ekipet që ka drejtuar deri më tani. Nga eksperienca te Barcelona, duke kaluar te Bayerni dhe aktualisht te City, strategu spanjoll ka fituar jo vetëm shumë trofe, por edhe ka pasur fatin e bashkëpunimit me yje të klasit botëror.

Duke filluar me Lionel Messin, i cili me të në krye të katalanasve thuajse arriti që të fitonte gjithçka të mundshëm, duke përfshirë edhe Champions League.

“The Sun” së fundmi ka publikuar formacionin më të mirë që ka drejtuar deri më tani Guardiola, teksa në të është vetëm një lojtar nga City, De Bruyne.  Dominon Bayerni me plotë 7 futbollistë në këtë formacion, ndërkohë që pjesa tjetër i përket Barcelonës. /R.Lika-Koha Jone/

 How WhoScored's rating system set up Guardiola's top team

SHKARKO APP