Njihuni me fubollistin më të vjetër në Britani: Jam i fortë si shkëmb
Dickie Borthwick është futbollisti më i vjetër në Britani dhe nuk ka ndërmend që t’a ndërpresë pasionin më të madh të jetës së tij.
83-vjeçari ndihet në formë dhe dëshiron të luajë përsëri, edhe pse momentalisht ka mbetur pa skuadër.
“Jam i gatshëm të bëj çdo gjë për të luajtur, dua patjetër të luaj”, thotë ai për mediat britanike. Do të jap 100% në fushë. Jam i fortë si shkëmb dhe e dua këtë lojë”, është shprehur futbollisti.
Ai është tifoz i përjetshëm i i Manchester United dhe është shprehur se i mungon shumë futbolli.
Për t’u mbajtur në formë, ai stërvitet në oborrin e shtëpisë së tij.
Gjatë karrierës së tij, “Tanku”, siç e thërrasin të gjithë me dashamirësi, ka shënuar 400 gola.