Njihuni me futbollistin e parë që luan futboll me maskë në fytyrë
Ylli i skuadrës së Club Olimpia, Jarry Bengtson u bë futbollisti i parë që mban maskë gjatë një ndeshje. Futbollisti me origjinë nga Hondurasi e mbajti në fytyrë gjatë sfidës kudër Montreal Impact, në duelin e vlefshëm për CONCACAF Champions League.
Olimpia u mund 1-0 kundër ekipit të Thierry Henry, por siguroi një biletë për në raundin tjetër pasi kishte fituar 2-1 sfidën e parë. 33-vjeçari sipas mediave angleze, ka luajtur edhe më parë me maskë në kampionatin vendas, teksa këtë masë e ka marrë për të mos infektuar familjarët e tij.
Trajneri i Olimpia, Pedro Troglio tha për sulmuesin e tij pas ndeshjes: “Është e çuditshme sepse ai është i vetmi lojtar në skuadër dhe në kampionat që luan me maskë. Kjo nuk e shqetëson, madje ai ka shënuar edhe gola”. /R.Lika-Koha Jone/