Njihuni me listën e lojtarëve që mund të tronditin merkaton e janarit
1 janari përkon me fillimin e një viti të ri, një dekade të re, por edhe me hapjen e merkatos së dimrit. Siç ndodh çdo vit janë disa emra lojtarësh që janë të lidhur me një transferim të mundshëm në një tjetër ekip. Gazeta “Marca” ka renditur 11 prej tyre që mund të tronditin merkaton gjatë janarit.
Christian Eriksen
Kontrata e yllit danez me Tottenham-in përfundon në qershor dhe me kontratën që nuk po rinovohet, me shumë mundësi mund të gjejë një ekip të ri që në janar. Real Madrid shihet si një opsion i mirë që në janar për të shmangur shitjen falas në verë.
Zlatan Ibrahimoviç
E ardhmja e suedezit duket se do të jetë Italia. Mediat italiane shkruajnë se ai ka pranuar ofertën e kuqezinjve, por ky transferim ende nuk është bërë zyrtar. Nuk përjashtohet as mundësia që të përfundojë te Evertoni nën drejtimin e Carlo Ancelottit, por me shumë mundësi do ta shohim sërish te Milani.
Erling Braut Hallend
Bomberi norvegjez është zbulimi më i madh në Europë gjatë këtij sezoni. Ai spikati te Salzburgu në Champions League, teksa në janar me shumë mundësi do të përfundojë te Juventusi që është në tratativa të avancuara me të, por nuk përjashtohen as opsionet Manchester United, Leipzig dhe Borussia Dortmund.
Edinson Cavani
Uruguai është një tjetër futbollist të cilit i përfundon kontrata në verë. Opsioni më i mirë për të do të ishte një transferim te Atletico Madrid që në janar, por fillimisht ai duhet të marrë miratimin e PSG, që dëshiron që ta mbajë deri në verë. Gjatë janarit mund të gjendet edhe gjuha e përbashkët.
Mariano Diaz
Sulmuesi serb zgjodhi të qëndrojë te Reali për të luftuar për një vend titulluar, por ai nuk ka luajtur asnjë minutë gjatë këtij sezoni në La Liga. Një statistikë që mund të bëjë që të mendojë largimin që në janar, teksa Roma qëndron në pritje.
Brahim Diaz
Mesfushori është në një situatë të ngjashme në “Santiago Bernabeu”.Ai vendosi të largohej në huazim gjatë verës, por deri më tani është aktivizuar vetëm në 4 ndeshje. Me shumë mundësi mund të pranojë këtë opsion gjatë këtij janari.
Arturo Vidal
Kiliani kërkohet me ngulm nga skuadra e Interit që ka bërë një ofertë prej 12 milionë eurosh, por Barcelona vështirë se do të heqë dorë prej tij në mesin e sezonit.
Carles Alena
Ernesto Valverde foli gjatë verës se ka një tepricë mesfushorësh. Alena mund të largohet në formë huazim te Real Betis dhe Getafe.
Jean-Clair Todibo
Pavarësisht se nuk ka luajtur shumë këtë sezon, paraqitjet e mira ikën tërhequr interesimin e Leverkusenit dhe Milanit që mund ta rrëmbejnë në formë huazimi në janar. /R.Lika-Koha Jone/