Njoftohet largimi i Deschamps nga Franca, gati dhe pasuesi i tij

Didier Deschamps do të largohet nga stoli i përfaqësueses franceze pas përfundimit të Botërorit në 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksike dhe Kanada. Ky Botëror përkon edhe me përfundimin e kontratës së Deschamps me “gjelat”, pra nuk do të ketë më një rinovim.

Lajmi është njoftuar nga mediat franceze, por në fakt ky nuk është një vendim befasues, pasi si trajneri, ashtu edhe drejtuesit e federatës, po e shqyrtonin prej kohësh këtë vendim. Deschamps preferoi të bëjë publike këtë vendim përpara dy turneve të rëndësishëm si Liga e Kombeve dhe Botërori i ardhshëm.

Deschamps u ul në stolin e Francës në vitin 2012 duke pasuar në këtë post Laurent Blanc. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë pasuesi i tij në stolin e Francës, ku kandidati potencial shihet Zinedine Zidane, i cili nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të marrë drejtimin e ekipit përfaqësues.

SHKARKO APP