Norris triumfon në Brazil dhe nis shkëputjen, Verstappen dhuron spektakël

Lando Norris vazhdon marshimin drejt titullit botëror. Pas triumfit në Sprint, piloti britanik i McLaren fitoi edhe Çmimin e Madh të Brazilit, duke thelluar diferencën në krye të renditjes. Pas tij u rendit Mercedes-i i talentit italian Andrea Kimi Antonelli, i cili startoi nga vija e parë pranë Norris dhe siguroi podiumin e dytë në karrierë, duke përmirësuar vendin e tretë të arritur pesë muaj më parë në Kanada.

Në fundin e garës, Antonelli mbajti me forcë vendin e dytë përballë rikthimit të furishëm të Max Verstappen. Piloti holandez, që nisi garën nga bokset, arriti një ngjitje spektakolare deri në vendin e tretë, duke mbyllur fundjavën e tij me një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme.

Oscar Piastri, i penalizuar me dhjetë sekonda për një incident me Antonellin në fillim të garës, nuk shkoi më shumë se vendi i pestë. Australiain e ndali në minutat e fundit George Russell, i cili mbajti vendin e katërt pavarësisht një fundjave të vështirë, ku u tejkalua vazhdimisht nga Antonelli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas Piastrit u renditën Oliver Bearman, Liam Laëson dhe Isack Hadjar. Pikë morën edhe Nico Hulkenberg dhe Pierre Gasly.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?