Norvegjia leksion Shqipërisë, Panuçi pëson disfatën e parë në vitin 2018 (VIDEO)

Shqipëria mundet 1-0 në testin e parë miqësor për vitin 2018. Kombëtarja jonë ka bërë një paraqitje të dobët, teksa skuadra nordike ka qenë superior në raste gjatë gjithë ndeshjes. Ndeshja nisi mjaft mirë për skuadrën nordike që u shfaq disa herë rrezikshëm në portën e Strakoshës. Në minutën e 4-t, Arlind Ajeti gabon në kontrollin e topit, duke i dhënë mundësinë Elionusin që të ketë mundësinë për të goditur në hyrje të zonës, por goditja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën. 6 minuta më pas Norvegjia është sërish pranë golit, pasi portieri Strakosha del nga porta në mënyrë të gabuar duke i dhënë mundësinë Xhonson nuk përfiton.

Në “Elbasan Arena” më pas filluan edhe reshjet e shiut, ndërkohë që dominimi i miqve vijoi me dy mundësi të tjera të mira për të kaluar në avantazh. Në minutën e 25-të, Elionusi kontrollon mjaft mirë topin brenda zonës, por goditja e tij është për t’u harruar. 4 minutë ma pas ka një tjetër në mbrojtje të Kombëtares sonë. Meling shfaqet përballë Strakoshës, por tentativa e tij ndalet mjaft mirë nga portieri i talentuar. Kuqezinjtë japin sinjalin e parë të rrezikshëm nëminutën e 34-t me një dalje të shpejtë të Grezdës në krahun e djathtë, por pasimi i tij është i gabuar për Sadikun. Në fundin e pjesës së parë, Qaka pësoi një dëmtim duke u larguar para përfundimit të fraksionit të parë. Vendin e mesfushorit e zuri Keidi Bare, ndërkohë që në fillimin e fraksionit të dytë Panuçi zëvendëson edhe Roshin duke hedhur në fushë Balajn.

Në minutën e 54-t, Shqipëria ka mundësinë e parë për shënim, pas një goditje nga këndi. Sadiku kërcen mjaft mirë, por tentativa e tij përfundon shumë pak lart traversës së portës së nordikëve. Pas dy minutash, Norvegjia kundërpërgjigjet menjëherë me një mundësi shumë të pastër për shënim, por Elionusi nuk arrin që të mposhtë portierin Strakosha. Në minutën e 69-të, Arlind Ajeti e Taulant Xhaka për pak sa nuk gjejnë golin e parë të kësaj ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht mbrojtësi godet në drejtim të portës, por ndalet nga një prej mbrojtësve. Më pas, topi shkon te mesfushori, i cili godet fuqishëm, por jo në kuadrat. Në momentin më të mirë tonin, Norvegjia na ndëshkon. Pas një goditje nga këndi, Rosted devijon topin me kokë, duke mposhtur portierin Strakosha. Disa minuta më pas Eros Grezda godet nga distanca, por sërish mbi traversë. Në minutën e fundit të kohës të rregullt, Strakosha bën mrekullinë duke shpëtuar portën i vetëm përballë 3 sulmuesve norvegjez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?