Norvegjia shkatërron Italinë e Spalletit

Me një humbje të rëndë, Italia e nis në mënyrën më të keqe të mundshme rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026. Në Oslo, Norvegjia dominoi në çdo aspekt të ndeshjes dhe mposhti Të Kaltrit me rezultatin e pastër 3-0.

Golat u shënuan që në pjesën e parë nga Sorloth (14’), Nusa (34’) dhe Haaland (42’), duke vendosur fatin e takimit brenda 45 minutave të para dhe duke dhuruar një mbrëmje ëndrrash për ekipin e drejtuar nga Solbakken.

Me këtë fitore, Norvegjia ngjitet në 9 pikë në Grupin I, dhe tashmë shihet si pretendente serioze për një kualifikim të drejtpërdrejtë në Botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Italia ndodhet që pas ndeshjes së parë në vështirësi dhe frika e playoff-it është e pranishme që në këtë fazë të hershme të kualifikueseve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?