Notat për miqësoren me Ukrainën, vetëm 3 lojtarë kalojnë “klasën”
Kombëtarja ka bërë një tjetër ndeshje shumë të dobët në miqësoren ndaj Ukrainës. Në humbjen 4-1, notat më pozitive shkojnë për Berishën, Ndojin dhe Lilajn, të cilët janë të vetmit që kalojnë “klasën”.
Berisha 6 – Bën të pamundurën edhe pse përpara tij askush nuk e ndihmon.
Hysaj 4.5 – Shumë i lodhur dhe nuk ka shumë dëshirë për të dhënë maksimumin pas një sezoni të gjatë me Napolin
Gjimshiti 4- Shumë pak siguri dhe për më tepër nuk arrin të koordinohet me tjerët
Mavraj 4 – ka një mungesë të theksuar organizimi dhe koordinimi
Veseli 4 – Trajneri provoi, por ashtu si dhe të tjerët dhe Veseli nuk e bën dot atë pozicion
Lilaj 5 – Një ndër më të mirët. U mundua të vendosë rregull në mesfushë, por më shumë se të ndërtonte ju desh të mbronte
Ramadani 4 – Fiton shumë pak dyluftime. Ndihet si i mpirë në fushë

Ndoji 5.5 – Edhe ndryshimi i pozicionit nuk i dha ndonjë avantazh mesfushorit shtatlartë. Goli rrit pak vlerësimin për të
Roshi 5 – Tentoi disa inkursione sporadike, por në asnjë rast nuk kishte mbështetje dhe pika kontakto për vazhdimësi
Lenjani 4 – I humbi fanella në pjesën më të madhe të lojës dhe humbi një mundësi të mirë shënimi
Manaj 4.5 – Shumë i vetmuar për të bërë sulmin, ndaj një mbrojtje të qartë
Zëvendësuesit: Qaka 4, Memolla 5, Balaj 4, Cikalleshi 4, Ajeti 4
Panucci 4 – Nuk e ka skuadrën nën kontroll dhe për më shumë nuk ka as edhe një ide se ai mund të luajë me këta futbollistë që ka në dispozicion
KOHA JONË SONDAZH

