Noti kuqezi, dy rekorde nga Nikol Merizaj në Botërorin që po mbahet në Abu Dabi

Nikol Merizaj vendosi dy rekorde kombëtare, pasi është pozicionuar në vendin e 36 nga 89 pjesëmarrës nga e gjithë bota, në garën e 50 metrave. Botërori i Notit po mbahet në Abu Dabi.

Në stilin e lirë, 25-vjeçarja vendosi kohën 25 sekonda e 40 të qindtat, duke siguruar në fund 735 pikë. Një paraqitje historike kjo për talentin shqiptar pasi dhe vetë objektivi i sportistes ishte pjesëmarrja në normën B dhe rezultatet në 50 metra stil i lirë dhe delfin e dërgojnë atë automatikisht një nivel më lartë.

Kurse 19-vjecari Kledi Kadiu regjistroi një paraqitje pozitive. Shtatlarti u pozicionua i 56 nga 100 garues në 100 metra stil I lirë, duke kapur kohën 50 sekonda e 22 të qindtat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?