“Nuk e shoh dot më Mbappenë si më parë, më duket si fëmijë i llastuar”
Kylian Mbappe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me sjelljet e tij tekanjoze ndaj trajnrit Tuchel, sa herë ky i fundit e zëvendëson nga loja.
20-vjeçari nuk e pranon faktin e largimit nga ndeshja para kohe dhe ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij. Megjithatë, kjo sjellje ka tërhequr për keq vëmendjen e ish-futbollistit Francës dhe Barcelonës, Kristof Dugari.
Dugari shprehet se pas skenës së fundit nuk mund ta shoh Mbapenë me të njëjtin sy, ndërsa theksoi se ai u soll si një fëmijë i llastuar.
Ai tha:
Kur e pashë Mbapenë thashë me vete se nuk ishte e mundur që ai po vepronte ashtu. Ajo çfarë bëri ai, ishte një sjellje prej një fëmije të llastuar. Unë e dua shumë Kilian, më pëlqen ta shoh, por më dhembi kur e pashë të vepronte në atë formë ndaj trajnerit. Ai nuk tregoi respekt për Tuchel, gjithashtu për Ikardin, Kavanin dhe pjesës tjetër të futbollistëve që ishin në stol. Pas atyre gjesteve, nuk do mund ta shoh Mbapenë me të njëjtin sy”.