Nuk është Uzuni, një tjetër shqiptar në formacionin më të mirë të javës

Nemzeti Sport në Hungari ka përzgjedhur formacionin më të mirë të pjesës së parë të sezonit dhe në të është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Herdi Prenga, i cili është një nga pikat më të forta të skuadrës së Kisvarda.

Prenga ka luajtur 15 ndeshje me skuadrën hungareze dhe vetëm njërën ndeshje e ka nisur nga stoli, kurse të tjerat si titullar. Mbrojtësi ka shënuar edhe një gol me fanellën e Kisvarda.

Në Hungari luajnë edhe futbollistë të tjerë shqiptarë, si Jasir Asani, Driton Camaj, Eros Grezda, Myrto Uzuni, Lirim Kastrati dhe Ylber Ramadani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?