“Nuk jemi të gjithë CR7”, portieri nga Seria B kundërshton reduktimin e pagave

Në kohën kur e gjithë bota flet për shkurtimin e mundshëm të pagave të lojtarëve (në Bundesliga e në Ligue 1 shumë skuadra e kanë bërë tashmë), nga Cittadella vjen menjëherë kundërshtimi për hipotezën e menduar nga Lega Calcio.

“Nuk jemi të gjithë Cristiano Ronaldo” ka deklaruar portieri i klubit venet, Alberto Paleari.

“Nëse do të bëhej fjalë për të vonuar pagat për një muaj e pastaj të marrim dy muajin pasardhës, do thosha po pa probleme. Por nëse po flasim për të ulur rrogën atëherë me gjithë ndershmëri do të thosha jo”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk jemi si CR7, që nëse i heqin dy muaj rrogë nuk është se futet në vështirësi. Po na i hoqën ne, troket pronari i shtëpisë e kërkon qeranë. Mendoj se duhen dy pesha e dy masa”, deklaroi numri një i portës së Cittadella-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paleari: "Tagliare gli stipendi? No, noi non siamo Cristiano ...

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?