Nuk ka asnjë dyshim, Brozovic merr vendimin për të ardhmen tek Interi

Marcelo Brozovic do të vijojë që të mbetet te skuadra e Interit, teksa ka arritur një akord për rinovimin. Zyrtarizimi mund të vijë pas finales së Superkupës së Italisë, ose ndoshta më vonë. Pak muaj më parë dukej diçka e pamundur, për shkak të distancës së madhe që ekzistonte mes kubit dhe futbollistit.

Kroati ka dhënë sinjale pozitive gjatë kësaj kohe dhe për këtë arsye trajneri Inzaghi dhe presidenti Steven Zhang u qetësuan duke siguruar shërbimet e kroatit edhe për sezonet e ardhshme.

Ai është gati të firmosë deri në vitin 2026, me rrogë deri në 6 milionë euro dhe bonuset, që përfshijnë çmime individuale dhe për skuadrën. Rroga e tij mund të arrijë deri në 7 milionë. Kërkesa e Brozos ishte 8 milionë, por më pas ai vendosi që të pranonte në rrugë të mesme dhe të vijojë që te mbetet një elemente i rëndësishëm në skuadrën e Simone Inzaghit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?