Nuk ka dilema, klubi i vogël italian dërgon një legjendë për të bindur Ibrën

Zlatan Ibrahimovic është bërë “mollë sherri” për disa skuadra në futbollin europian. Ndër ekipet që dëshiron shërbimet e 38-vjeçarit është edhe Bologna. Për këtë arsye legjenda e klubit, Marco Di Vaion ka udhëtuar në Los Angeles, për të takuar suedezin.

Sipas mediave italiane, Di Vaio i ka shpjeguar Ibrës projektin e klubit dhe dëshirën e madhe për ta marrë në janar në “Dall’Ara”. Bologna shpreson shumë në faktorin Mihajloviç, me trajnerin serb që ka miqësi të konsoliduar me Ibrën dhe po investohet personalisht për ta bindur të transferohet në rajonin emilian.

Nga ana tjetër, vetë gjiganti suedez, së bashku me familjen e tij, preferojnë më shumë Milanon dhe do të donin një transferim te Milani, aty ku ka luajtur për 3 sezone në periudhën 2010-2013.

SHKARKO APP