Nuk ka dramë apo alibi, ja çfarë i tha Chivu lojtarëve pas humbjes
Trajneri i Cristian Chivu u ka kërkuar lojtarëve të Inter të shuajnë menjëherë çdo alarm dhe të mos lejojnë që rivali Milan të ushqejë ëndrra për rikthim në garën për titull. Mesazhi u dha gjatë një takimi me skuadrën një ditë pas derbit të humbur.
Skuadra u mblodh në Appiano Gentile, ku ishte e pranishme edhe drejtuesit e klubit, nga Giuseppe Marotta te Javier Zanetti dhe Piero Ausilio. Qëllimi ishte të analizohej zhgënjimi i kuptueshëm pas derbit, por edhe të kujtohej se zikaltrit mbeten zot të fatit të tyre në kampionat.
Chivu nuk përdori tone të ashpra, por kërkoi realizëm. Ai theksoi se avantazhi prej +7 pikësh është rezultat i mbi shtatë muajve pune dhe nuk erdhi rastësisht. Megjithatë, trajneri paralajmëroi se paraqitje si ajo në derbi, me mungesë energjie dhe agresiviteti, nuk duhet të përsëriten.
Vëmendja tashmë është te sfida e radhës kundër Atalantës. Objektivi i Interit është të reagojë menjëherë dhe të ruajë distancën në krye të renditjes deri në ndalesën e kampionatit.
KOHA JONË SONDAZH

