“Nuk ka dy pa tre”, Brdaric karikon ekipin në prag të duelit ndaj Teutës

Vllaznia kërkon të koleksionojë fitoren e tretë radhazi në kampinat, teksa do të sfidojë Teutën në “Elbasan Arena”. Trajneri Brdariç në konferencën para ndeshjes u shpreh se “nuk ka dy pa tre”, duke lënë të nënkuptojë se ekipi i tij do të hyjë në fushë me synimin për të rrëmbyer tri pikët.

“Kemi bërë dy fitore dhe në të gjithë botën vlen shprehja nuk ka dy pa tre, ndaj do të ishte shumë bukur të merrnim një tjetër sukses përballë Teutës. Unë nuk mendoj për rezultatin, por për mënyrën si do të përgatitim ndeshjen dhe me çfarë përqendrimi do të zbresim në fushë. Teuta po kalon një moment të vështirë, por mbetet një skuadër shumë e fortë, që mund të nxjerrë fytyrën e vërtetë nga momenti në moment. Gjithsesi duhet ta vlerësojmë maksimalisht takimin dhe të shfrytëzojmë edhe momentin negativ të tyre, për të marrë një tjetër fitore.

Më vjen mirë që kemi kualitete në skuadër, për të vendosur ndeshje, pasi njëherë ka bërë mirë Aralica, njëherë tjetër Da Silva, apo Hoxhaj, megjithatë ne punojmë çdo ditë për të vënë theksin te grupi, pasi vetëm kështu mund të ecim përpara. Sigurisht që cilësitë individuale janë të mirëpritura, pro primar mbetet grupi. Më vjen mirë që do të luajmë në një terren si ai i “Elbasan Arenës”, pasi mund të shprehim më mirë cilësitë tona dhe besoj se të gjithë lojtarët janë gati për të përballuar këtë 90-minutësh”, u shpreh Brdariç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?