Nuk ka fitues në super duelin për titull Liverpool-Arsenal

Nuk ka fitues në super sfidën e javës së 18-të mes Liverpoolit dhe Arsenlit, që u mbyllë në barazim 1-1. Në “Anfield” u zhvillua një ndeshje që do të dhuronte shumë emocione.

Arsenal e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Në minutën e 4-t, Odegaard kroson mjaft mirë në zonë, atje ku Gabriel kërcen më lart se të gjithë për ta dërguar topin në rrjetë.

Liverpooli u kundërpërgjigj që në pjesën e parë. Në minutën e 29-të, Mohamed Salah shmang bukur një mbrojtjes në zonë dhe më pas me një të majtë të fortë mposht portierin Raya.

Në pjesën e dytë, Liverpooli do të afrohej në disa raste me golin e avantazhit, por shtylla dhe fati ishte me ekipin e Artetës. Arsenali mbetet në krye me 40 pikë, 1 më shumë se Liverpooli. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP