“Nuk ka mbaruar me kaq”, Daku shkëlqen me gol dhe asist në Rusi (VIDEO)
Mirlind Daku po rikthehet në formën e tij më të mirë, pais ka shënuar një gol dhe një asist për ekipin e tij Rubin Kazan në sfidën kundër Zenit Shën Peterburg. “Bomberi” kuqezi ishte protagonist absolut në suksesin e pastër 0-2 që Rubin arriti në transfertë.
Në minutën e 50-të, Daku me një goditje të saktë brenda në zonë dërgoi topin në cepin e portën duke kaluar ekipin e tij në avantazh. “Bomberi” kuqezi nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 67-të dhuroi asistin në golin e dytë që Rubin Kazan realizoi.
Ky nuk është sezoni më i mirë për Dakun në nivel personal, 6 gola dhe 3 asiste nuk janë shumë për një qendërsulmues, por forma e tij po vjen në rritje pikërisht përpara “Euro2024”, një lajm i shkëlqyer edhe për Sylvinho-n.
“Nuk ka mbaruar me kaq”, reagoi Daku pas ndeshjes, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e tifozëve.