Nuk ka ofertë nga Barcelona, Dumfries mbetet pjesë e Interit

MILAN, ITALY - SEPTEMBER 27: Denzel Dumfries of Inter Milan celebrates after scoring their sides first goal during the Serie A TIM match between FC Internazionale and US Sassuolo at Stadio Giuseppe Meazza on September 27, 2023 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

E ardhmja e Denzel Dumfries duket gjithnjë e më e lidhur me Interin. Sipas raportimeve të fundit nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, pavarësisht se agjentët e futbollistit holandez e kanë ofruar te Barcelona, klubi katalanas nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret në drejtim të tij.

Në këtë fazë të merkatos, Barça është më e fokusuar në rinovimin e kontratës së Jules Koundé, një lojtar kyç për projektin e trajnerit Hansi Flick. Francezi ka kontratë deri në vitin 2027, por për të zmbrapsur interesimin e Manchester City-t, drejtuesit katalanas po punojnë për përmirësimin e kushteve ekonomike të mbrojtësit. Kjo strategji tregon qartë se Dumfries nuk është prioritet për momentin, edhe pse të dy luajnë në të njëjtën pozitë.

Ndërkohë, holandezi ka një klauzolë prej 25 milionë euro, e vlefshme deri më 31 korrik, por me kalimin e ditëve po bëhet gjithnjë e më pak e mundur që ndonjë klub të veprojë në kohë për ta përfituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mungesë të ofertave konkrete dhe me heshtjen e Barcelonës, Dumfries është gjithnjë e më pranë qëndrimit në Milano, ku pritet të jetë pjesë e skuadrës së Simone Inzaghit për sezonin e ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?