Nuk ka pranuar rinovimin, Bayerni kërkon “blerës” për Lewandowskin

Robert Lewandowski me shumë mundësi do të largohet nga Bayerni në fund të këtij sezoni. Mediet gjermane raportojnë se pavarësisht faktit që kontrata e 33-vjeçarit me kampionët në fuqi të Gjermanisë përfundon vitin e ardhshëm, bavarezët kanë përcaktuar çmimin sa e vlerësojnë kartonin e sulmuesit, ndonëse klubi ende vazhdon të kërkojë rinovimin me të.

Pavarësisht dëshirës për rinovim, klubi nuk pranon që ta zgjasë më shumë se dy vite kontratën si dhe nuk i ofron rritje të pagës. Te Bayern kanë filluar rinovimet e kontratave me lojtarët e tjerë, por duket se te Lewandowski bisedimet kanë ngecur.

Në Gjermani gjithmonë e më shumë shtohen raportimet se sulmuesi polak mund të ketë pasur negociata me Barcelonën, ku edhe mund të ketë një marrëveshje paraparake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?