Nuk ka shumë surpriza, ja formacioni me të cilin do të luajë sonte Sylvinho ndaj Çekisë

Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje një ndeshje të rëndësishme ndaj Republikës Çeke, që mund të vendosë dhe për kualifikimin për në Gjermani.

Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për kuqezinjtë për shkak se ka ndjerë dhimbje në gjurin e operuar. Stafi mjekësor nuk ka preferuar ta rrezikojë 22-vjeçarin dhe për këtë lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për trajnerin Sylvinho.

Sa i përket formacionit që braziliani pritet të hedhë në fushë, nuk do të ketë shumë ndryshime nga ndeshja me Poloninë. Në portë e nis Berisha, mbrojtja nga krahët me Hysaj dhe Mitaj, ndërsa në qendër, në mungesë të Ismajlit, me shumë gjasa do të luajë Arlind Ajeti së bashku me Berat Gjimshitin.

Mesfusha me Asllanin dhe Ramadanin që do të jenë në vijën e parë dhe përpara tyre qëndron Nedim Bajrami, ndërsa sulmi është me treshen Asani, Seferi dhe në qendër Sokol Cikalleshi.

SHKARKO APP