Nuk ka surpriza, Skënderbeu dhe Partizani fitojnë me goleadë

Skënderbeu dhe Partizani nuk dhurojnë asnjë surprizë në ndeshjet e tyre për javën e 24-t. Ekipi i Ilir Dajës ka kaluar pa shumë probleme vendin e fundit në renditje, Lushnjën, me rezultatin 3-1. Skuadra korçare e nisi me gol ende pa filluar mirë, teksa gjeti rrjetën që në minutën e dytë me Soue. Sulmuesi merr një pasim të shkëlqyer nga Xhejms që e nxjerr të vetëm para portës dhe aty ai nuk e ka të vështirë të dërgojë sferën brenda kuadratit. Skënderbeu gjen dhe golin e dytë me Ditën në minutën e 37-të. Pas një harkimi të saktë të Gavazajt nga e djathta, Dita dërgon topin me kokë në rrjetë. Në minutën e fundit të fraksionit të parë, Lushnja rihap ndeshjen me Sefën. Ish-sulmuesi i korçarëve devijoi në portën e Shehit një harkim nga e djathta, teksa mori dhe duartrokitjet e vendasve. Në minutën e 77-të, Xhejms mbyll ndeshjen, teksa gjen rrjetën me një goditje perfekte nga jashtë zonës.

Nuk ka gabuar as Partizani që ka fituar thellë 3-0 ndaj Luftëtarit, duke marrë hak për humbjen 5-0 në fazën e dytë. Partizani kaloi në avantazh në minutën e 33-të m Bathën, duke dërguar topin në rrjetë pas një krosimi nga këndorja. Në pjesën e dytë, në minutën e 72-të Progni shënoi golin e dytë pas gabimit të Ruçit që shfaqi pasiguri në largimin e topi. 10 minuta më pas Çani fitoi një penallti që u kthye në gol nga Batha. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?