Nuk ka vend te Roma, Kumbulla mund të luajë sërish në Spanjë

Marash Kumbulla mund të rikthehet në Spanjë për sezonin e ri, sipas raportimeve të “Sky Sport”. Mbrojtësi shqiptar, i cili luajti i huazuar te Espanyol gjatë sezonit të kaluar, është duke konsideruar seriozisht një rikthim në klubin katalonas, ku pati një paraqitje të suksesshme.

Roma nuk ka vënë pengesa për një shitje të Kumbullës, ndërsa vetë lojtari duket i hapur ndaj mundësisë për të vazhduar karrierën në La Liga. Prioritet i tij mbetet oferta spanjolle, duke bërë që bisedimet mes palëve të jenë në vazhdim e sipër.

Drejtori sportiv i Espanyolit, Fran Garagarza, një muaj më parë tha se edhe pse për momentin klubi është i mbuluar në repartin e mbrojtjes dhe kthimi i Kumbullës nuk ishte i mundur menjëherë, dera për një rikthim nuk është mbyllur: “Marash ka dhënë shumë për ne, është një lojtar me vlera të mëdha sportive dhe njerëzore. Aktualisht kemi 4 qendërmbrojtës dhe një opsion tjetër, ndaj nuk jemi në fazën për ta rikthyer, por kjo mund të ndryshojë në javët në vijim. Burimet tona financiare janë fokusuar për pozicionet më të pambuluara.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani mbetet për t’u parë nëse Espanyol do të përshpejtojë procesin për të finalizuar transferimin e Kumbullës apo do të presë për kushte më të mira financiare. Në çdo rast, lojtari nuk pritet të ketë vështirësi në arritjen e një marrëveshjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?