Nuk ka vend te skuadra e Tuchel, Icardi bën gati largimin nga PSG-ja

Mauro Icardiin e pret një sezon i vështuirë te skuadra e PSG, pasi nuk po gjen hapësira falë edhe formës shumë të mirë të Moise Kean.

Sipas të përditshmes italiane ʺCorriere della Seraʺ, bomberi 27-vjeçar argjentinas po mendon largimin nga klubi parizien por gjithashtu edhe nga Franca për arsye të kontradiktave me teknikun Tuchel.

Ish-sulmuesi i Interit ka shumë klube që e përkrahin jo vetëm në Itali por edhe disa klube të mëdha europiane. Icardi u largua nga zikaltritnë drejtim të PSG për një shifër prej 55 milionë eurosh plus bonuset.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?