Nuk kanë fund telashet, agjenti Eriksen hedh në gjyq Interin

Nuk kanë fund lajmet e këqija nga Christian Eriksen tek Interit. Së fundmi agjenti i mesfushorit danez, Martiuns Schoots ka hedhur klubin zikaltër në gjyq. Gjithçka në fakt lidhet me transferimin e tij në Milano, teksa nuk është paguar ende shuma që ishte parashikuar për agjentin.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Komiteti i Garancisë Sportive në një komunikatë në sajtin e saj zyrtar: “Komiteti i Garancisë Sportive ka marrë një kërkesë për arbitrazh nga agjenti sportiv Martiuns Schoots kundër Interit, në bazë të marrëveshjes së kontratës, të nënshkruar në 27 janar 2020, në sajë të së cilës klubi i njoftuar ka caktuar për të lejuar transferimin e lojtarit Christian Eriksen, i regjistruar nga Totenhem, tek Interi”.

Danezi u përfshi në bilancin e Interit në 30 qershor 2020 për një shifër prej 27 milion euro. 20 milion janë paguar në arkat e Tottenham, ndërsa 7 të tjera padyshim që duhet t’i paguhen agjentit të danezit.

SHKARKO APP