“Nuk luaj më me ju”, Gyokeres revoltohet me Sportingun dhe kërkon kalimin te Arsenali

Viktor Gyokeres është gjithnjë e më pranë kalimit te Arsenal. Sipas raportimeve të fundit nga “The Athletic”, sulmuesi suedez po bën presion të madh mbi Sportingun për të përshpejtuar transferimin te skuadra londineze, madje ka vendosur të mos paraqitet në grumbullimin për sezonin e ri.

Në një akt të paprecedentë, Gyökeres ka njoftuar drejtuesit e klubit portugez se nuk ka ndërmend të luajë më për ta, duke theksuar vendosmërinë e tij për të kaluar te “Topçinjtë”. Mësohet se ai madje ka lënë edhe të dashurën e tij në Portugali, në përgatitje për transferimin në Londër.

Burimet thonë se lojtari është ndjerë i tradhtuar nga presidenti i Sportingut, Frederico Varandas, i cili dyshohet se ka shkelur një marrëveshje verbale për shitjen e tij nëse vjen një ofertë mbi 60 milionë euro plus 10 milionë në bonuse, shifër që Arsenal tashmë e ka kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gyökeres vjen nga një sezon spektakolar, me 54 gola dhe 13 asistime në 52 ndeshje, dhe është i vendosur të nisë një aventurë të re në Premier League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?