Nuk luan prej disa muajsh, “bigët” e Premier League bëjnë gati 100 milionë euro për sulmuesin e Brentford
Sulmues anglez Ivan Toney, i pezulluar deri më 16 janar si pasojë e skandalit të basteve, është në qendër të vëmendjes së merkatos në Premier League. Lojtari i Brentford kërkohet nga disa skuadra të mëdha në Angli, por nuk do të jetë një mision i thjeshtë.
Sipas “Sky Sports”, Brentford do të kërkojë deri në 100 milionë euro për lojtarin edhe pse me shumë gjasa mund ta ulë disi këtë shifër. Aftësia e tij para porte është fantastike, pasi në sezonin e kaluar ka realizuar 20 gola në 33 ndeshje në Premier League.
27-vjeçari me shumë mundësi do të zgjedhë që të lërë skuadrën e Brentford, ndërkohë ë Chelsea dhe Arsenal janë ekipet që kanë shprehur më së shumti interesim për të. United dhe Tottenham janë dy skuadra e tjera që e duan në ekip.