Nuk mbarojnë problemet te Juventusi, Locatelli infektohet me Covid-19
Sporti E Enjte, 17 Mars 2022 13:25
Nuk kanë fund lajmet e këqija në shtëpinë e Juventusit pas eliminimit nga Champions League mbrëmjen e djeshme nga Villarreal.
Manuel Locatelli, që dje ka qenë në fushë për 83 minuta ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Mesfushori ka rezultuar pozitiv me covid dhe është futur në izolim, pas bashkëpunimit me autoritetet shëndetësore lokale”, shkruhet në njoftimin e Juventusit në faqen zyrtare të klubit.
KOHA JONË SONDAZH

