Nuk mjafton Lewandowski, Ausburgu shokon Bayernin (VIDEO)
Java e 12-të e Bundesligë ka nisur me një surprizë të madhe. Ausburgu ka arritur që të marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj kampionëve në fuqi të Bayernit.
Vendasit shënuan dy gola me Pedersen dhe Hahn në minutën e 22-të dhe 35-të. 3 minuta më pas Lewandowski rihapi ndeshjen me një kthesë të bukur brenda zonës.
Sulmuesi polak dhe skuadra bavareze nuk mundën që të barazonin rezultatin në fraksionin e dytë. Kjo është humbja e dytë sezonale për Bayernin, që mbetet në krye të renditjes me 28 pikë, 4 më shumë se Dortmundi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

