Nuk mjafton super Berisha, Juvja siguron finalen e Kupës së Italisë (VIDEO)

Juventus ka siguruar finalen e Kupës së Italisë, pasi ka fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Atalantës në shifrat 1-0.Trajneri Masimiliano Alegri e nisi ndeshjen me vendosjen 4-3-3, teksa nga minuta e parë në majën e sulmit aktivizohen Aleks Sandro dhe Duglas Kosta në mbështetje të Mandzukiç. Atalanta në krahun tjetër e nis me Iliçiç, të mbështetur nga Gomez dhe Hatebër.

Sinjalin e parë në ndeshje e jep Gomez në minutën e 12-të, i cili provon me një goditje në hyrje të zonës të vendosë në vështirësi Bufon, por gardiani i bardhezinjve është i vendosur mjaft mirë. Juventus kundërpërjigjen me Mario Mandukiç në minutëne  35-të, teksa sulmuesi i Juventusit ndalet nga Berisha, i cili tregon reflekset e tij. Portieri shqiptar shpëton skuadrën e tij edhe disa minuta më vonë m një dalje mjaft të mirë, pasi Kosta hedh një top të bukur në zonë për Mandzukiç.

Fraksioni i dytë do të nisë me një ritëm të frikshëm. Në minutën e 50-të, Markizio provon me një goditje në zonë, por Berisha sërish është mjaft i vëmendshëm. Në minutën e 65-të, Alehandro Gomez gjendet i vetëm përballë portierit Bufon, provon me një goditje me parabël, por tentativa e tij ndalet në shtyllë. Juventus kundërpërgjigjet pa kaluar as 60 sekonda, teksa Duglas Kosta gjen tranversën me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës. Disa minuta më pas bardhezinjve fitojnë një 11-metërsh, pasi Mançini shkakton faull ndaj Matuidi brenda zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga pika e bardhë shkon Pjaniç, i cili e ekzekuton mjaft mirë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit shqiptar për të reaguar. Ky ishte goli i tretë në katër ndeshje që ka zhvilluar mesfushori boshnjak ndaj Atalantës në Kupën e Italisë. Trajneri Gasperini provon të ndryshojë diçka me disa zëvendësime, por Juventus administron mjaft mirë rezultatin deri në fundin e ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?