Nuk po aktivizohet te City, Stones mendon largimin në verë te Arsenali

John Stones me shumë mundësi do të largohet nga Manchester City në përfundimit të këtij sezoni. 25-vjecari nuk ka gjetur hapësira në formacion, teksa Guardiola ka preferuar më tepër që të luajë me Fernandinhon në qendër të mbrojtjes e jo t’i besojë anglezit.

Diçka e tillë duket se ka bindur mbrojtësin që të mendojë të gjejë një tjetër skuadër. Arsenali është një nga klubet që po ndjek me vëmendje situatën e tij, me trajnerin Mikel Artetan që dëshiron ta transferojë në Londër mbrojtësin.

Tekniku spanjoll i njeh mirë aftësitë e tij, pasi punuan së bashku gjatë kohës që Arteta ishte zëvendës i Guardiolës, përpara se të merrte drejtimin e Arsenalit.

SHKARKO APP