Nuk po menaxhon yjet, Setien drejt shkarkimit nga Barcelona

Barcelona mund të shkarkojë trajnerin Quique Setien në fundin e këtij sezoni nëse strategu nuk do të arrijë objektivat e vendosura nga klubi. 61-vjeçari mori detyrën në janar pas largimit të Ernesto Valverde, por nuk ka mundur që të administrojë në mënyrën më të mirë grupin e futbollistëve në dhomat e zhveshjes. Drejtuesit e skuadrës nuk janë të kënaqur me performancën e skuadrës në ndeshjet e fundit.

“Goal.com” raporton se Setien mund të humbasë punën te Barcelona nëse do të dështojë në La Liga ose në Champions League. Strategu i njohur ka edhe dy vite e gjysmë kontratë, teksa mposhti konkurrencën e shumë kandidatëve që ishin për të marrë vendin e lënë bosh nga Valverde.

Ish-trajneri i Real Betis nuk ka arritur që menaxhojë grupin e yjeve të skuadrës. Shumë prej tyre kanë shfaqur të pakënaqur dhe në konfuzion për lëvizjet taktike. Edhe ndihmësi i tij Eder Sarabia nuk është se gëzon mbështetjen e futbollistëve, teksa në ndeshjen e fundit Messi i ka injoruar udhëzimet e tij. Nuk përjashtohet mundësia që në sezonin e ardhshëm në krye të ekipit të vendoset Setien. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP