Nuk po rinovon me Juven, Marotta bën gati goditjen e bujshme për Interin

Paulo Dybala duket se do të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës pasi nuk po gjen gjuhën e përbashkët me Juventusin për rinovimin e kontratës.

Në fakt, Dybala e ka shprehur dëshirën për të qëndruar me bardhezinjtë, por së fundmi drejtuesit e klubit kanë ndryshuar kurs duke vendosur të mos i rrisin pagën prej shtatë milionë euro ndërsa i ofrojnë vetëm bonuse në bazë të paraqitjeve.

Një veprim që numri 10 nuk e ka pritur aspak mirë dhe tashmë ai është i hapur të dëgjojë oferta nga klubet e tjera. Tottenham është një nga skuadrat pretendente, me drejtuesit që Spurs që kanë edhe miratimin e trajnerit Antonio Conte mbi këtë lëvizje..

Swiss Digital Desktop Reklama

Inter është gjithashtu shumë i interesuar, teksa edhe në këtë rast bëhet fjalë për një njohje të vjetër si Beppe Marotta. Drejtori sportiv i zikaltërve e njeh mirë Dybala pasi ka qenë pikërisht ai i cili e transferoi nga Palermo te Juventus, e tashmë synon që ta marrë në Milano.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?