Nuk pranojnë tifozë, Dublini dhe Bilbao jashtë Euro 2020
Fillimisht në Irlandë u zyrtarizua lajmi se do të jetë e pamundur që në Qershor të lejohen tifozët për shkak të masave anti-covid duke e përjashtuar Dublinin nga organizimi I ndeshjeve të Kampionatit Europian.
Pas tyre tani është Bilbao që rrezikon shumë dhe me shumë mundësi edhe ky qytet do të hiqet nga lista e stadiumeve pritëse për ndeshjet e eventi madhor.
Për Bilbaon, problem është me delikat se Dublini pasi duket si një përplasje e qeverisjes baske ndaj Madridit zyrtar pasi të parët kanë vendosur disa kushte për të lejuar tifozë në “San Mames”.
Sipas federates së Futbollit, qeveria lokale baske ka kërkuar që të vaksinohen deri më 14 qershor 60% e popullsisë së Spanjës dhe e zonave Baske dhe në terapitë intensive të mos ketë më shumë se 2% të shtrimeve në raport me numrin e infektimeve.
Këto kërkesa janë kundërshtuar nga Federata duke i quajtur të parealizueshme në një kohë kaq të shkurtër dhe ky institucion distancohet duke mos e quajtur dështimin për shkak të RFEF por për shkak të mos dakordësisë me qeverinë baske. Uefa kishte përcaktuar Bilbaon për të organizuar grupin E ku ndodhet dhe Spanja plus një përballje të çerekfinaleve por duket se Manchesteri ose Liverpool do të ta zëvendësojnë si vend organizator.