Nuk shënon prej 4 ndeshjesh, ky është dimri më i keq për Messin

Lionel Messi nuk shënon prej katër ndeshjesh në La Liga. Që nga goli i fundit kundër Granada, në ndeshjen e parë me në krye Quique Setien, argjentinasi ka provuar 31 goditje, 15 prej të cilave kanë qenë në portë.

Ecruia më negative daton në sezonin 2007./08 me 39 gjuajtje, 11 prej të cilëve në portë, gjatë 8 ndeshjeve. Kundër Getafes të shtunën, Messi tentoi në 6 raste, por vetëm dy ishin në kuadratin e portierit. 32-vjeçari gjithsesi regjistroi asistin e 12 sezonal për Griezmannn.

Messi gjithsesi qëndron në krye të golashënuesve në La Liga me 14 gola në 24 ndeshje, por ky është niveli i tij më i ulët që nga sezoni 2013/14. Messi këtë sezon nuk ka shënuar në plotë 10 ndeshje, 9 prej të cilave në La Liga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo do të thotë se ai nuk ka shënuar në 52 për qind të ndeshjeve në kampionat këtë sezon, që është dhe shifra më e lartë pas sezonit 2007/08, kur e kishte 71 për qind. Dimri i këtij viti nuk ka qenë aspak pozitiv për “pleshtin”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?