Nuk u ble nga Roma, Sergio Oliveira transferohet te Galatasaray

Sergio Oliveira është zyrtarisht lojtari më i ri i Galatasaray. Mesfushori ka bërë zgjedhjen e tij, pasi nuk u ble nga Roma dhe tashmë do të nisë një eksperiencë të re, në kampionatin turk.

Gjithsesi, kartonin e lojtarit e dispononte Porto, me portugezët të cilët e kishin dërguar në formë huazimi te skuadra e Mourinhos, ndërsa italianët në fund të sezonit vendosën për të mos e blerë përfundimisht mesfushorin.

Klubi turk ka njoftuar se do t’i paguajë Portos 3 milionë euro për të blerë 30-vjeçarin, i cili ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me një pagë 2.7 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?