Nuk u ftua në Botëror, mesfushori belg i jep fund karrierës ndërkombëtare

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan ka njoftuar pensionimin nga kombëtarja belge.

Vendimi për të mos qënë më pjesë e kombëtares ka ardhur pas zbulimit të lojtarëve të grumbulluar për Botërorin e Rusisë nga trajneri i kombëtares belge, Roberto Martinez, ku mungonte emri i mesfushorit 30 vjeçar.

Lajmi u konfirmuar nga vetë Nainggolan në rrjetin social “Instagram” ku shkruan:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me shumë pendesë karriera ime ndërkombëtare vjen në një fund. Gjithmonë kam bërë gjithçka që unë mund të përfaqësoja vendin tim“,  ka theksuar Nainggolan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?